Wednesday, May 14, 2025
HomeBotaTabloidi britanik: Putin e ka strehuar familjen në qytetin nëntokësor që i...

Tabloidi britanik: Putin e ka strehuar familjen në qytetin nëntokësor që i mbijeton edhe sulmit nuklear

Tabloidi britanik Daily Mail, ka raportuar se presidenti rus Vladimir Putin ka strehuar familjen e tij në një qytet nëntokësor në Siberi i dizajnar për t’i mbijetuar luftës nukleare.

Ky medium citon një profesor rus i cili ka thënë poashtu se Putin është duke vuajtuar nga një sëmundje sekrete.

Profesori Valery Solovey, ka thënë se ditëve të fundit Putin ka strehuar familjen në një “qytet nëntokësor” në Siberi dhe sipas tij bunkeri luksoz me teknologji të lartë Brenda gjendet në mallet Altai dhe është i dizajnuar për mbrotje nga lufta nukleare.

Sipas tij, Putin vuan nga probleme shëndetësore të cilat I fsheh nga publiku rus dhe së fundi ka marrë pjesë në një ritual fetar që praktikohet nga banorët e Siberisë i quajtur ‘Shaman’ së bashku me ministrin e tij të Mbrojtjes Sergey Shoigu.

Në Moskë, profesorin Solovey e cilësojnë si mashtrues dhe teoricient të konspiracionit, ndërkaq javën e kaluar ishte marrë në pyetje për shtatë orë nga autoritetet ruse shkaku I komenteve të tij për Putinin dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Shtëpia e tij është bastisur disa herë, ndërkaq ai është liruar por rasti ndaj tij s’është mbyllur

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments