Wednesday, May 14, 2025
HomeLajmeKosovaBali Muharremaj ndan pagën e këtij muaji për Fondin e Sigurisë, fton...

Bali Muharremaj ndan pagën e këtij muaji për Fondin e Sigurisë, fton edhe ministrat ta marrin këtë vendim

Kryetari i Komunës së Sukarekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se paga e tij e muajit shkurt do të kaloi në Fondin për Siguri.

“Rroga ime e muajit shkurt do të kaloj në Fondin për Siguri. Si ushtarak me profesion, por edhe si ish pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Muharremaj.

Ai i ka ftuar deputetët, ministrat dhe udhëheqësit e dikastereve të tjera të ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit tonë.

“Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate”, ka thënë kreu i Suharekës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments