Wednesday, May 14, 2025
HomeLajmeKosovaInfermieret, mamitë e profesionistët tjerë shëndetësorë në marsh protestues

Infermieret, mamitë e profesionistët tjerë shëndetësorë në marsh protestues

“Marshojmë për pagë dinjitoze”, është aktiviteti i organizuar nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës në bashkëpunim me Odën e Infermierëve të Kosovës dhe Shoqatat e Profesionistëve Shëndetësorë, në shenjë pakënaqësie me nivelin e pagave të tyre.

Marshi nisi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës, ku thanë që kërkesa e tyre është të trajtohen të barabartë dhe jo të diskriminuar.

Enlirat Duraku, nënkryetar i Sindikatës së infermiereve, tha se marshi i tyre është një indikator zhgënjimi për shkak të trajtimit jo adekuat nga institucionet.

“Ashtu siç kemi premtuar së bashku me organizatat dhe institucionet përfaqësuese të infermiereve, sot veç se e realizuam marshin, me moton “Pagë dinjitoze dhe jo Diskriminimit”. Pjesëmarrja është më një numër kaq të madh e komunitetit të infermiereve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë është një indikator i një zhgënjimi dhe revoltë e të skajshme të komunitetit lidhur me mënyrën e trajtimit nga institucionet shtetërore. Gjithashtu është edhe një tregues shumë i qartë dhe i fortë që vetëm infermieri e përfaqëson më së miri infermierin. Është kërkuar nga ne që të përmbahemi nga eksponentë të ndryshëm nga veprimet sindikale sepse mund ta dëmtojnë procesin. Duhet të sqarohet njeri se cilin proces po mendojnë, për çfarë procesi është fjala, apo e dëmtojnë procesin e ikjes të infermiereve nga Kosova, po aty është edhe qëllimi. Apo e dëmtojnë procesin e zhvlerësimit të devalvimit të profesionit, aty është edhe qëllimi. Apo e dëmtojnë edhe një proces i cili potencialisht komunitet, infermiereve, mamive, profesionisteve tjerë shëndetësore i kthen ne luftë për mbijetesë si pasojë e pagës së ulët, aty është edhe qëllimi. Andaj sot ne së bashku me institucionet përfaqësuese të infermiereve kemi ardhë këtu me një kërkesë të përbashkët shumë të qartë, e cila është pagë dinjitoze dhe jo diskriminim… Vetë vendi, politikanët tanë, Qeveria, presidenca, Kuvendi i Republikës së Kosovës na quajti heronj, andaj ja ku i kanë heronjtë, le t’i trajtojnë si të tillë”, ka thënë Duraku.

Naser Rrustemi, kryetar i Odës së Infermiereve, tha se nuk po kërkojnë asgjë më shumë, por që ligji të jetë për gjithë barabartë.

“Ne kemi përkrahur të gjitha kërkesat e Sindikatës së infermiereve, mamive dhe profesionisteve tjerë shëndetësorë të Kosovës dhe do t’i mbështesim të gjitha kërkesat të cilat janë të drejta. Ne kërkojmë që ligji të shkojë më tutje, sepse ka fjalë që ne jemi ata të cilët po e ndalim ligjin, mirëpo ne nuk jemi ata që po e ndalim ligjin. Ne kemi dëshirë që ligji të shkojë për të gjithë barabartë. Pagë e njëjtë, punë të njëjtë, shkollim të njëjtë për të gjithë. Por jo dallim me infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë. Këto janë kërkesat e drejta dhe do të vazhdojmë edhe më tutje, mirëpo nga këtu bëjmë apel që Ministria e Shëndetësisë, pastaj Qeveria t’i kenë përballë infermierët për arsye se infermierët, kanë bërë që tre vite, kanë humbur edhe jetën e tyre, familjareve, vetëm që ta kem edhe një pagë të dinjitetshme”, tha Rrustemi.

Ndërkaq Fitim Havolli, anëtar i kryesisë së sindikatës tha se përves pagës kërkojnë edhe kushte të dinjitetshme, në mënyrë që të ndalet ikja e mjekëve nga vendi.

“Ne presim reflektim që ky komunitet të trajtohet ashtu siç duhet që të mos kemi më, dhe t’i vazhdojmë këto motive të cilat i kanë mbytur të gjithë pa përjashtim që nga paslufta deri më sot, por po vazhdojnë ende të bëjnë të njëjtën gjë. E rëndësishme për ne është përveç pagës të jemi të dinjitetshëm, edhe kushtet të na ofrojnë të dinjitetshme për t’i ofruar sa më shumë dhe sa më mirë shërbimet cilësore, të mos dallohemi as nga shërbimet në vendet e BE-së, në mënyrë që t’i ndalim vërtetë këtë ikje, e cila është duke i ndodhur vendit e pas pesë vjetësh do të mbesim pa shërbimet minimale në vendin tonë”, tha Havolli.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës po kërkon koeficientin 7 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësorë pa dallim. Projektligji i pagave për sektorin publik pritet që muajin e ardhshëm të arrijë në Kuvend për miratim. Nëse arrin të miratohet në këtë periudhë, zbatimi i tij nuk mund të fillojë deri në gjysmën e dytë të vitit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments