Thursday, May 2, 2024
HomeTop Lajmet3 meshkuj dhe një femër lëndohen në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime

3 meshkuj dhe një femër lëndohen në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Lloshkobare.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa besohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e çkyqjes së pasigurtë nga magjistralja.

“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:08, janë të përfshira dy automjete. Katër persona janë të lënduar, tre meshkuj dhe një femër. Të gjithë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, më pas janë liruar. Pasojë është veprimi i pasigurt i njërit automjet, i cili duke u çkyq nga magjistralja me u kyc në rrugën e fshatit vie automjeti nga Shtimja dhe ndodh aksidenti”, tha Kanun Veseli zëdhënës në Policinë Rajonale të Ferizajt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments