Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosova3 fshonja të nënave me COVID po trajtohen në Neonatologji, njëra nga...

3 fshonja të nënave me COVID po trajtohen në Neonatologji, njëra nga foshnjat në gjendje të rëndë

Ndonëse ka rezultuar negativ me COVID-19, megjithëkëtë foshnja e 26-vjeçares nga Komuna e Vitisë e cila ka vdekur të dielën si pasojë e infektimit me koronavirus e që po vazhdon të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Foshnja është i intubuar me respirator.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së e drejtoreshës së Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hajrije Ismaili e cila tha se aktualisht në këtë klinik po trajtohen edhe dy foshnja të tjera që janë negativë por që nënat e tyre janë me koronavirus.

Për këto dy foshnje Ismaili tha se kanë gjendje stabile shëndetësore.

Ismaili ka deklaruar se gjatë këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë pozitivë kanë rezultuar 6 foshnja, prej tyre 1 ka vdekur javën e kaluar.

Në Kosovë shifra e personave të vdekur nga koronavirusi vazhdojnë të jenë dyshifrore. Brenda 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 28 persona, derisa pozitiv me COVID kanë rezultuar 920 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments