Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosova23 vjetori i Masakrës, Komuna e Deçanit organizon vizitë në Burgun e...

23 vjetori i Masakrës, Komuna e Deçanit organizon vizitë në Burgun e Dubravës

Komuna e Deçanit sot ka organizuar një vizitë në Dubravë në përkujtim të Masakrës së Burgut të Dubravës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili dha edhe detaje për organizimin.

“Me rastin e 23 vjetorit të Masakrës së Burgut të Dubravës, masakrës më të madhe nga regjimi serb, në të cilën 160 të burgosur janë vrarë, kurse 300 janë plagosur, komuna e Deçanit organizon shkuarjen në mënyrë të organizuar me autobus nga qendra e qytetit, në ora 9:30! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Ramosaj.

Më 22 maj, forcat serbe rreshtuan të burgosurit në oborr dhe qëlluan mbi ta me snajperë, mitralozë dhe granata nga muret e burgut dhe kullat për roje. Masakra vazhdoi deri më 24 maj 1999.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments