Saturday, April 27, 2024
HomeBota1 Maji në botë, kërkohet më shumë siguri në punë pavarësisht pandemisë

1 Maji në botë, kërkohet më shumë siguri në punë pavarësisht pandemisë

Sot në të gjithë botën, mes protestash, manifestimesh dhe marshimesh u shënua 1 Maji, dita e dedikuar për punëtorët.

Diku të dhunshme dhe diku paqësore, mijëra njerëz dolën në grumbullimet e organizuara, për të kërkuar deri diku të njëjtën gjë; më shumë të drejta e siguri në punë.

Për krerët e sindikatave, dita ishte një provë e aftësisë së tyre për të mobilizuar punëtorët përballë problemeve të thella ekonomike për shkak të pandemisë.

Në Francë, mijëra dolën në rrugë me parulla dhe flamuj të sindikatës. Maskat e fytyrës të veshura nga pjesëmarrësit ishin një kujtesë se sa shumë ka ndryshuar jeta që nga festimet e fundit tradicionale të 1 Majit.

Disa marshime, të për shkak të masave anticovid, ishin më pak të ndjekura se zakonisht para pandemisë. Por ato ende shërbyen si pika për shqetësimet e punëtorëve për vendet e punës dhe mbrojtjen e tyre.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments