Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosova​Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

​Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder, si dhe, menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Siç thuhet në kumtesën e lëshuar nga Presidenca, duke e uruar Osmanin për marrjen e detyrës, Van Gelder theksoi përkushtimin e Bankës Botërore për të punuar ngushtë me institucionet e reja dhe për të mbështetur projektet e planifikuara zhvillimore.

Presidentja Osmani i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për punën e bërë ndër vite, duke theksuar që ka qenë vet dëshmitare e impaktit pozitiv të projekteve të bankës në jetët e qytetarëve. Ajo theksoi që gjatë mandatit të saj, zhvillim i qëndrueshëm do të ketë vëmendje të veçantë, duke spikatur nevojën për bashkëpunim dhe investim ne sektorin e shëndetësisë dhe ringritjen pas pandemisë, tranzicionin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe në fushën e sundimit të ligjit.

Duke folur për bashkëpunimin në të ardhmen, palët u dakorduan për të vendosur vëmendje të veçantë tek edukimi i hershëm, gjersa diskutuan edhe për rëndësinë e angazhimit për fuqizimin e grave dhe aktivizimit të tyre në tregun e punës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments