Gjatë ditës së sotme Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti ka zhvilluar takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim sipas njoftimit temë diskutimi ishte situata e sigurisë në Kosovë duke përfshirë situatën në veri të vendit.
‘’Ambasadori z. Hargreaves u prit në një takim të ngrohtë nga Zv.drejtori Hoti, me të cilin ndau informacione mbi situatën e sigurisë në Kosovë, përfshirë situatën në veri të vendit, si dhe për punën e angazhimin e Policisë së Kosovës, si një polici profesionale, demokratike dhe e zhvilluar në fusha të ndryshme policore.Ndër të tjera nga z.Hoti u potencua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me partnerët e sajë strategjik, përfshirë edhe një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ambasadën Britanike në Kosovë, e cila në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur Policinë e Kosovës, si me trajnime të avancuara po ashtu edhe me pajisje logjistike e teknologjike’’, thuhet në njoftim.
Më tutje është bërë e ditur se Hargreaves falënderoi zëvendësdrejtorin dhe stafin policor për mikpritjen, si dhe njëherë e përgëzoi PK-në për zhvillimin dhe avancimin profesional, për punën dhe angazhimet policore në interes të sigurisë së qytetarëve pa dallime
Sipas njoftimit takimi rezultoi me dakordimin e përbashkët, për rritjen e mëtejme të partneritetit, bashkëpunimit dhe përkrahjes në fusha të ndryshme policore, të cilat reflektojnë në interes të sigurisë së përgjithshme si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha veprimtarive kriminale.