Wednesday, May 14, 2025
HomeBotaVriten 51 palestinezë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza

Vriten 51 palestinezë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza

Të paktën 51 palestinezë u vranë, përfshirë fëmijë dhe gra dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, Izraeli shënjestroi shtëpitë palestineze në jug dhe veri të Rripit të Gazës gjatë natës.

Në sulme u vranë 51 persona, ku 45 prej tyre në veri të Rripit të Gazës.

Trupat e të vrarëve dhe të plagosurve u dërguan në Spitalin Al-Awda dhe në Spitalin e Indonezisë. Disa nga viktimat ende janë nën rrënoja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments