Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të presë në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Takimi është njoftuar të fillojë në orën 13:00, raporton IndeksOnline.
Vizita e von der Leyen në Kosovë vjen në kuadër të turit të saj Ballkanik.
Osmani dhe von der Leyen pritet të diskutojnë rreth çështjeve relevante mbi politikën vendore dhe rajonale.