Verifikimi i votave për kryetar të komunave ka përfunduar në tërësi në disa komuna, ndërsa në qendrat e mëdha po ecën më ngadalë.
Në Junik pritet të ketë balotazh mes Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe Agron Kuçit të AAK-së. Ndërsa në Han të Elezit, Mehmet Ballazhi i PDK-së ka marrë 50.96 për qind përballë Rufki Sumës.
Në Novobërdë, Sasha Millosheviq i Listës Serbe ka konfirmuar fitoren pa balotazh. Kjo parti ka fituar pa balotazh edhe në Zveçan, Ranillug dhe Partesh.
Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç i KDTP-së ka fituar pa balotazh, pas përfundimit të verifikimit të votave.
Në qendrat e mëdha, verifikimi dhe rinumërimi i votave për kryetarë po ecën në shkallë më të ulët: Gjakovë 13%, Gjilan 26%, Mitrovicë 20.9%, Pejë 17%, Prishtinë 9%, Prizren 1.27% dhe Ferizaj 35%.