Thursday, September 25, 2025
HomeLajmeKosovaVdes një burrë në Rahovec, policia nis hetimet

Vdes një burrë në Rahovec, policia nis hetimet

Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës në Rahovec, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, viktima, një mashkull kosovar, është dërguar fillimisht nga familjarët në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec. Më pas, ai është transferuar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në Spitalin e Gjakovës ka informuar se viktima ka ndërruar jetë,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments