Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaTherrën me thikë dy persona në Prishtinë, policia po heton rastin

Therrën me thikë dy persona në Prishtinë, policia po heton rastin

Dy persona janë lënduar mëngjesin e hershëm në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për  Express tha se ata dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë, ndërsa janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments