Friday, May 16, 2025
HomeLajmeKosovaThemelorja refuzon sigurimin e padisë ndaj ZRrE-së

Themelorja refuzon sigurimin e padisë ndaj ZRrE-së

Për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në fillim të këtij muaji grupi “Asnjë Cent më Shumë” iu drejtua Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dorëzuar padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Por Themelorja nxori aktvendim për të refuzuar kërkesën për sigurimin e kësaj padie. Avokati Ardian Bajraktari, tha se për këtë aktvendim të Themelores, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën e Apelit.

“…gjykata ka vendosur për cështjen e aktvendimin e sigurimit të padisë për faktin se me dorëzimin e padisë ne kemi dhënë edhe propozimin për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit dhe gjykata ka vendosur që shtyerja e ekzekutimit të vendimit nuk është mjaftueshëm argumentese dhe bindëse për cka në bindjen tonë kjo është e paqendrueshme dhe ne me të marrë vendimin e kemi analizu dhe dje pasdite e kemi dorëzu ankesën në Gjykatën e Apelit përmes së cilës vlerësojmë që plotësohen kushtet ligjore për një vendim të tillë…”, tha Bajraktari për rtv21
Përveç padisë, grupi “Asnjë Cent më Shumë” kishte ngritur zërin qytetarë edhe përmes tri protestave.
Mirëpo, sipas Ali Sefajt nga ky grup, mos konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ka bërë që qytetarët të mos kenë adresë për të shprehur shqetësimet e tyre.

“…ne jemi të pakënaqur me vendimin e gjykatës themelore. Dëshmitë janë të bollshme. Fatkeqësisht si rezultat i mungesës së konstituimit të institucioneve ne nuk kemi pasë adresë ku ti adresojmë kërkësat tona. Protesta në vazhdimësi, pa kuvend janë veç lodhje për qytetarët…”, tha Sefaj për rtv21.
Zyra e Rregullatorit për Energji javë më parë kishte vendosur për ndryshimin e tarifave pas një kërkese nga operatorët energjetik: KEDS, KESCO dhe KOSTT.

 

 

Përveç ndryshimit të tarifave për 16.1%, ZRrE-ja mori vendim edhe daljen në treg të hapur energjetik për bizneset me mbi 50 punëtorë apo qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Të dy vendimet sipas njohësve të fushës shihen të dëmshme për qytetarët dhe bizneset.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments