Monday, December 22, 2025
HomeLajmeKosovaTë dashur qytetarë,

Të dashur qytetarë,

Rrugëtimin tim politik e kam nisur me një qëllim të vetëm: të jem krah jush në punë, në përgjegjësi dhe në vendimmarrje. Gjithmonë Krah teje Kosovë.
Kam pasur nderin të udhëheq dy mandate si Drejtor për Buxhet dhe Financa, si dhe të udhëheq me Kolegjiumin për Buxhet dhe Financa në nivel vendi.
Besimi që më keni dhënë në dy zgjedhje radhazi më ka forcuar edhe më shumë.
Sot, me propozimin e Kryetarit Ardian Gjini, mbështetjen e degës së AAK-së në Gjakovë dhe përkrahjen e kryetarit tonë Ramush Haradinaj prijësit që i qëndroi Kosovës “krah” në ditët më të vështira e marr me krenari përgjegjësinë për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Kosova ka nevojë për siguri, për orientim të qartë euroatlantik gjithmonë krah Amerikës, si dhe për një ekonomi prodhuese që garanton zhvillim të qëndrueshëm me objektivin minimal të rritjes ekonomike prej 7% në vit, stop rritjes se pa kontrolluar të çmimeve përmes politikes fiskale,
për ekonomi që të sigurojë mundësi për çdo qytetar dhe shumë çka tjetër. Unë jam gati, i motivuar dhe i vendosur të jap kontributin tim në këtë drejtim.
Përpara kemi shumë punë. Por jam i bindur se, së bashku dhe gjithmonë Krah teje mund ta çojmë Kosovën aty ku e meriton!
Me respekt dhe vendosmëri,
Durim Halilaj
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments