Thursday, May 29, 2025
HomeBotaSulmet izraelite vrasin 24 palestinezë gjatë natës

Sulmet izraelite vrasin 24 palestinezë gjatë natës

Sipas mjekëve dhe zyrtarëve të mbrojtjes civile, të paktën 24 palestinezë janë vrarë në dy sulme ajrore izraelite gjatë natës, duke përfshirë një sulm në një shkollë që strehon familjet e zhvendosura në Gazan Qendrore.

Sulmi kishte në shënjestër shkollën Fahmi al-Jargawi në qytetin e Gazas, e cila kishte strehuar qindra njerëz të zhvendosur që u larguan nga qyteti verior Beit Lahia, aktualisht nën sulm intensiv ushtarak izraelit, shkruan BBC-i.

Një zëdhënës i agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazas, të drejtuar nga Hamasi, tha se 20 trupa, përfshirë ato të fëmijëve, u gjetën nga shkolla – shumë prej tyre u dogjën rëndë, pasi zjarret përfshinë dy klasa të kthyera në ambiente banimi./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments