Kryediplomatja shqiptare Elisa Spiropali tha se integrimi euroatlantik i Kosovës është element kyç i sigurisë rajonale.
Ajo tha se Shqipëria e ka në prioritet sigurinë e Kosovës meqë ajo nënkupton “vetë sigurinë e Shqipërisë”.
“Prania e NATO’s dhe roli i KFOR’it mbeten faktorë të pazëvendësueshëm stabiliteti në një Europë të trazuar nga lufta dhe tensionet gjeopolitike, siguria nuk është e garantuar. Ajo kërkon vigjilencë, koordinim dhe angazhim të vazhdueshëm. Siguria e Kosovës është prioritet mbi prioritete për Shqipërinë dhe siguria e Kosovës është siguria e vetë Shqipërisë”.
Spiropali tha se kjo s’është figurë retorike, por vlerësim strategjik.
“Ne duam ta shohim Kosovën sa më pranë strukturave të NATO’s. Marrëveshja e përbashkët mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një element i rëndësishëm për jo vetëm për trajnimet e përbashkëta dhe sigurinë, por edhe për përafrimin e Kosovës me strukturat e NATO’s”, tha ajo.

