Sot do të mbahet ceremonia e ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it.
Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutas.Ceremonia do të mbahet në kampin Film City, në Prishtinë në ora 11:00.
Gjeneralmajori turk ishte në krye të KFOR-it në Kosovë nga tetori i vitit 2023 deri në tetor 2024.