Monday, February 23, 2026
HomeLajmeKosova​Shpallet konkursi për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, jep detaje Haxhiu

​Shpallet konkursi për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, jep detaje Haxhiu

Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkursin për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë e bëri të ditur, kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo tha se ata që e meritojnë të jenë në këto dy pozita të votohen nga Kuvendi, raporton KP.

Sipas saj, Kuvendi ka shumë obligime në raport me plotësimin e pozitave vakante

“Do të kujdesemi që procesi të jetë transparent dhe po ashtu profesional. Ata që e meritojnë të jenë në këto dy pozita të votohen nga Kuvendi, ndonëse pastaj varet nga vullneti i deputetëve. Siç kemi thënë në vazhdimësi, Kuvendi ka shumë obligime në raport me plotësimin e pozitave vakante prandaj përveç që sot shpallëm konkursin për dy gjyqtarë të gjykatës Kushtetuese do të vazhdojmë nesër me një anëtar të Këshillit Prokurorial”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments