Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaQindra ankesa të qytetarëve për sjellje të pahijshme të policisë – kujt...

Qindra ankesa të qytetarëve për sjellje të pahijshme të policisë – kujt i drejtohet përgjegjësia për vdekjen e 27 vjeçarit?

Rasti i vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan gjatë arrestimit nga policia po hetohet, ndërsa përflitet se shkak mund të ketë qenë ngufatja.

Flamur Dylhasi, mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku është kryer autopsia e viktimës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund ta pohojë e as mohojë shkakun e vdekjes, pasi ai komunikon vetëm me prokurorinë.

Por, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se ka informacione që e lidhin drejtpërdrejt vdekjen e të riut me veprimet e policisë gjatë arrestimit.

“Në bazë të informatave që na kanë ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, del se autopsia ka përcaktuar se viktima është ngufatur nga policia. Do të thotë, policët kanë ndikuar – në njëfarë mënyre – në vdekjen e të riut”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Rasti ndodhi në orët e para të 7 korrikut në Lipjan – komunë në pjesën qendrore të Kosovës.

Policia tha se i ndjeri, i cili u identifikua më vonë si Agon Zejnullahu, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur u ndalua nga autoritetet e rendit.

Po atë ditë në mbrëmje, Inspektorati Policor njoftoi për arrestimin e pesë zyrtarëve policorë, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e të riut, do të marrë dënimin e merituar.

Në këtë situatë ende të paqartë, familja thotë se është e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.

Vëllai i viktimës, duke folur për disa media në Prishtinë më 8 korrik, tha se familjarët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga policia, ndërsa trupi i të ndjerit “ka pasur shumë shenja dhe thyerje”.

Nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Arbër Beka, nga Inspektorati Policor i Kosovës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se ky institucion po vazhdon hetimet për sjelljet e dyshimta në këtë rast dhe po shqyrton të gjitha provat, përfshirë video-incizimet dhe dëshmitë e marra nga vendi i ngjarjes.

Ankesat ndaj policisë, shqetësim i vazhdueshëm

Ankesat për sjellje të pahijshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk janë të rralla.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, Inspektorati Policor i Kosovës pranoi mbi 1.300 ankesa ndaj zyrtarëve policorë, disa prej të cilave kishin të bënin me tejkalim të autorizimeve dhe përdorim të tepërt të forcës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments