Thursday, May 29, 2025
HomeLajmeKosovaQeveria shqiptare merr vendimin, rikthehen në shërbim ushtarakët në rezervë

Qeveria shqiptare merr vendimin, rikthehen në shërbim ushtarakët në rezervë

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit, duke miratuar një vendim që mundëson rikthimin në detyrë të ushtarakëve në rezervë.

Kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtjes dhe e aprovuar nga Këshilli i Ministrave dhe synon për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura me personal të kualifikuar.

Në bazë të këtij vendimi, individët që kanë shërbyer më parë si oficerë, nënoficerë apo ushtarë e detarë, do të kenë mundësinë të rikthehen në shërbimin aktiv nëse strukturat e mbrojtjes kanë nevojë për ekspertizën apo specialitetin e tyre.

Ministria e Mbrojtjes do të jetë përgjegjëse për publikimin e thirrjeve për pozicionet e hapura në faqen zyrtare, ndërsa aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike përmes platformës e-Albania.

Kandidatët do të kalojnë një proces përzgjedhjeje që përfshin shqyrtimin e dokumentacionit, kontrollin e sigurisë dhe vlerësimin nga komisionet përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments