Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në tri nga katër komunat më të mëdha që kanë hyrë në balotazh të dielën, sipas projeksionit të KOHËS. Ky projeksion e ka nxjerrë fituese partinë e Albin Kurtit në Prishtinë, Prizren e Gjilan. Humbjen e vetme në komunat e mëdha në këtë rund, Vetëvendosje e pati në Gjakovë ku fitoi sërish Ardian Gjini.
Megjithatë, në tri komunat ku ka fituar Vetëvendosje, rezultati është brenda margjinës së gabimit prej 3 pikë të përqindjes.
Në rundin e parë, kjo parti s’fitoi mbi 50 për qind në asnjë komunë të vendit.