Wednesday, October 15, 2025
HomeLajmeKosovaPresidentja përkrah protestën për ish-krerët e UÇK-së

Presidentja përkrah protestën për ish-krerët e UÇK-së

Presidentja Vjosa Osmani i ka dhënë përkrahje protestës së 17 tetorit në Tiranë e cila kërkon drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Osmani tha se e mbështet këtë protestë, sikurse çdo tubim tjetër që thërret për drejtësi.

Në një deklaratë për media pas vizitës në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, shefja e shtetit u shpreh se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

“E mbështes këtë protestë, e kam mbështetur secilën protestë që thërret për drejtësi. Qytetarët e Kosovës nuk kanë kërkuar kurrë asgjë tjetër, përpos thirrjet për drejtësi. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, luftë që ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm të cilët masakroheshin nga ushtria serbe”, tha ajo.

Protesta gjithëpopullore që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor është thirrur nga shoqatat e veteranëve të luftës së Kosovës.

Protesta nuk është politike, është kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments