Tuesday, March 17, 2026
HomeLajmeKosovaPresidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të dielën se NATO përballet me...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të dielën se NATO përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse vendet anëtare të aleancës nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, rruga e rëndësishme detare që aktualisht është kryesisht e bllokuar nga Irani. Megjithatë, NATO është një aleancë mbrojtëse që ka kufizime gjeografike mbi ku mund të veprojë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express. “Parimi më themelor” i aleancës është ajo që quhet “mbrojtje kolektive”, që do të thotë se nëse një vend anëtar i NATO-s sulmohet, aleanca e konsideron këtë si një sulm ndaj çdo vendi anëtar. Kjo mbrojtje kolektive, e përshkruar në Nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, aktivizohet kur një vend anëtar i nënshtrohet një “sulmi të armatosur” dhe kërkon veprim kolektiv si përgjigje. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha dje se kërkesa e Trump-it është “jashtë fushës së veprimit të NATO-s”, dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se lufta “nuk ka lidhje me NATO-n”. Neni 6 i traktatit “vendos kufizime gjeografike mbi fushën e obligimit të ndihmës së ndërsjellë të NATO-s, duke e kufizuar kryesisht në zonën e Atlantikut të Veriut, në veri të Tropic of Cancer”. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut u themelua në vitin 1949 pas Luftës së Dytë Botërore, dhe qëllimi i saj është “të sigurojë një paqe të qëndrueshme në Europë dhe Amerikën e Veriut, bazuar në vlerat e përbashkëta të vendeve anëtare për lirinë individuale, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit,” sipas faqes së saj zyrtare. Herën e parë dhe të vetme që Neni 5 është përdorur ishte pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA; si rezultat, aleatët e NATO-s iu bashkuan pushtimit të Afganistanit.

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga Policia e Kosovës ku një fëmijë pesë vjeçar nga Lipjani është sjellë në Emergjencën Qendrore të QKUK-së, i referuar nga QKMF Lipjan, për shkak të plagëve të rënda, ndërsa prindërit e tij janë arrestuar për shkak të shkeljes së detyrimeve familjare.

Ne lidhje me këtë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se dy të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sipas saj, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale ‘Shkelja e detyrimeve familjare’ sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ sipas nenit 186 të KPRK-së. Në këtë, drejtim Prokurori i rastit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund ë ofrojme detaje lidhur me këtë sepse mund të demtohet integriteti i hetimeve dhe mbarëvajtja e hetimeve”, ka thënë Shala.

Ndërkaq, zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Shala për Telegrafin konfirmoi se një fëmijë pesë vjeçar nga Lipjani është sjellë në Emergjencën Qendrore të QKUK-së, i referuar nga QKMF Lipjan, për shkak të plagëve të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime të theksuara gangrenoze.Sipas saj, në momentin e pranimit, fëmija ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, me shenja të hipotrofisë (me dyshim për kequshqyerje) dhe me vështirësi në komunikim.

“Bazuar në të dhënat nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, ju informojmë se një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani është sjellë në Emergjencën Qendrore, i referuar nga QKMF Lipjan, për shkak të plagëve të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime të theksuara gangrenoze. Në momentin e pranimit, fëmija ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, me shenja të hipotrofisë (me dyshim për kequshqyerje) dhe me vështirësi në komunikim”, ka thënë Qyqalla.

Tutje ajo tha se menjëherë pas pranimit në Emergjencën Qendrore janë realizuar konsultat nga kirurgu plastik dhe pediatri, të cilët kanë rekomanduar hospitalizimin urgjent në Klinikën e Pediatrisë – Repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik, për trajtim dhe monitorim të mëtejmë.

“Duke pasur parasysh dyshimet për keqtrajtim të mundshëm të fëmijës, janë njoftuar organet kompetente, përfshirë Policinë dhe shërbimet sociale, në përputhje me procedurat dhe detyrimet ligjore për mbrojtjen e fëmijëve. Pas pranimit në Kujdesin Intensiv Pediatrik, fëmija i është nënshtruar ekzaminimeve të plota laboratorike dhe imazherike. Trajtimi intensiv i plagëve është duke vazhduar, ndërkohë që janë realizuar edhe konsultat multidisiplinare me kirurgun vaskular, kirurgun plastik dhe ortopedin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments