Thursday, September 25, 2025
HomeLajmeKosovaPolicia zhvillon ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik

Policia zhvillon ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në shkolla dhe vetëdijesimin e nxënësve, ka nisur ciklin e ligjëratave edukative në shkollat e Prishtinës.

Ligjëratat mbahen me temën “Siguria e këmbësorëve në trafik”, me qëllim pajisjen e nxënësve me njohuri praktike dhe këshilla të dobishme për mbrojtjen e tyre gjatë lëvizjes në rrugë.

Policia e Kosovës bën të ditur se aktivitetet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u fokusuar te edukimi dhe masat parandaluese, për të krijuar një ambient sa më të sigurt për nxënësit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments