Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaPolicia me aksion në Shtërpcë, konfiskohen drunj të prerë pa dokumentacion

Policia me aksion në Shtërpcë, konfiskohen drunj të prerë pa dokumentacion

Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një aksion për mbrojtjen e pyjeve dhe pasurisë natyrore, raporton Gazeta Sinjali.

Mbrëmë, rreth orës 19:00, në rrugën e fshatrave Kashtanjevë – Burrnik, policia ka ndaluar një traktor me rimorkio të drejtuar nga personi F.V., i cili po transportonte drunj pa dokumentacionin përkatës.

Siç njofton Policia, në koordinim me autoritetet e Agjencionit të Pyjeve, traktori me rimorkio dhe drurët e prerë janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejshëm ligjor nga organet kompetente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments