Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, është duke zhvilluar kontrolle dhe duke ndërmarrë masa ndaj autobusëve, të cilët nuk e respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e përcaktuara.
Qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

