Sunday, December 7, 2025
HomeLajmeKosovaPDK në Gjilan mbështet LDK-në në balotazh

PDK në Gjilan mbështet LDK-në në balotazh

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka vendosur të mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së, Riad Rashiti, i cili ka njoftuar se ky vendim është marrë pas konsultimeve të brendshme dhe në interes të qytetarëve të Gjilanit.

“Ky vendim është marrë duke u udhëhequr nga interesi i përgjithshëm i qytetarëve tanë dhe nga nevoja për një ndryshim real në qeverisjen lokale, që garanton zhvillim, transparencë dhe bashkëpunim në dobi të qytetarëve e jo të interesave të ngushta politike,” ka deklaruar Rashiti.

Ai ka theksuar se PDK-ja në Gjilan beson se vetëm përmes bashkimit të forcave pozitive mund të arrihet një qeverisje e qëndrueshme dhe me vizion për të ardhmen e qytetit.

“PDK Gjilan beson se bashkimi i forcave pozitive është rruga e duhur për të garantuar katër vite të qëndrueshme, me vizion dhe përgjegjësi për qytetin tonë. Ne jemi të bindur se Arbër Ismajli do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit, me një qeverisje që do të punojë për zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë, arsim cilësor dhe mirëqenie sociale,” ka shkruar Rashiti.

Ky vendim i degës së PDK-së në Gjilan vjen para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku kandidatët do të garojnë për postin e kryetarit të komunës.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments