Saturday, October 4, 2025
HomeLajmeKosovaPas vendimit të Kushtetueses, BE dhe juristët kërkojnë veprim të menjëhershëm

Pas vendimit të Kushtetueses, BE dhe juristët kërkojnë veprim të menjëhershëm

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i cili konstaton se Kuvendi i Kosovës nuk është ende i konstituuar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, ka nxitur një valë reagimesh nga faktori ndërkombëtar, juristët dhe organizatat e shoqërisë civile.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se vendimi është në analizë nga partnerët ndërkombëtarë, por kërkoi urgjencë në përfundimin e procesit institucional.

“Jemi duke e analizuar aktualisht, por sigurisht shpresa jonë është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë që të ketë një qeveri me mandat të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur,” deklaroi Orav .Për pesë vjet në Kosovë u braktisën 87 fëmijë

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar pas publikimit të vendimit, duke hedhur poshtë pretendimet se komunitetit serb po i jepet e drejtë vetoje në këtë proces.

“Në asnjë formë nuk qëndrojnë pretendimet se komunitetit serb po i jepet e drejta e vetos,” tha Hasani në emisionin Debat Plus.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të zbatojnë Kushtetutën, siç kanë dhënë betim.

“As nuk të bën patriot më të madh as më të vogël, veçse të bën zbatues të ndershëm të Kushtetutës. Të gjithë kanë dhënë betimin për ta zbatuar atë – përfshirë edhe serbët, romët, ashkalinjtë, goranët… të gjitha komunitetet janë pjesë e shtetit,” u shpreh Hasani.

Nga organizatat vendore, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se problemi është i natyrës politike dhe jo ligjore. Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, theksoi se rregullat janë të qarta dhe të miratuara vetë nga subjektet që sot i kontestojnë.

“Bllokimi i Kuvendit asnjëherë nuk ka qenë krizë juridike por krizë politike, në të cilën hisen kryesore e ka Lëvizja Vetëvendosje, por nuk përjashtohen as partitë tjera,” tha Miftaraj.

Ai rikujtoi se neni 12 i Rregullores së Kuvendit, i miratuar në vitin 2022, kërkon që kandidati për nënkryetar nga komuniteti serb të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve të atij komuniteti – një standard që zbatohet edhe për komunitetet tjera jo-shumicë.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese  të martën,  konstatoi se seanca konstituive e Kuvendit ende nuk është përmbyllur, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Kushtetuesja ka përcaktuar se për seancën konstituive mbeten edhe 12 ditë afat, duke u bazuar në aktgjykimet e mëhershme. Ky afat prej 12 ditësh fillon të llogaritet nga momenti i publikimit të aktgjykimit dhe hyrjes së tij në fuqi.

Vendimi i gjykatës erdhi pas ankesës së Listës Serbe, e cila kishte kundërshtuar mënyrën se si u shpall i konstituuar Kuvendi në gusht nga kryetari i tij, Dimal Basha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments