Monday, December 8, 2025
HomeLajmeKosovaParandalohet hyrja e afro 8 mijë produkteve të falsifikuara në Kosovë

Parandalohet hyrja e afro 8 mijë produkteve të falsifikuara në Kosovë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një ngarkesë me 7,500 produkte të falsifikuara, e cila ishte paraqitur për import nëpërmjet Portit të Durrësit.

Gjatë kontrollit dhe ekzaminimit të ngarkesës, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mallra që dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Bëhet fjalë për:

1,250 mbushës telefoni;

5,750 koka mbushës telefoni;

500 kufje dhe dëgjues me bluetooth;

Fillimisht, në paketimin e jashtëm nuk figuronin brendet e njohura, por pas hapjes është konstatuar se produktet bartnin marka të falsifikuara.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve nga mallrat e falsifikuara dhe se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të parapara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments