Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaOsmani takon Landaun: Kosova qëndron krah SHBA-së, në përputhje me vizionin e...

Osmani takon Landaun: Kosova qëndron krah SHBA-së, në përputhje me vizionin e Trumpit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Zv. Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau, për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur që zhvilluan në Washington D.C., raporton Gazeta Sinjali.

Në një njoftim të publikuar nga presidentja Osmani, ajo theksoi se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump.

Postimi i plotë:

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau! 🇽🇰🇺🇸

Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump.

Më shumë siguri.

Më shumë zhvillim.

Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments