Wednesday, June 11, 2025
HomeLajmeKosovaOsmani pret në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA-ja: Aleancat...

Osmani pret në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA-ja: Aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani i ka falënderuar ata për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Në këtë takim e para e shtetit ka theksuar se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Presidentja Osmani theksoi se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments