Wednesday, June 11, 2025
HomeLajmeKosovaOsmani ngushëllon për vdekjen e Bujar Bukoshit: Do të kujtohet për fuqizimin...

Osmani ngushëllon për vdekjen e Bujar Bukoshit: Do të kujtohet për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë në kohët më të rënda

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil në Kosovë, Bujar Bukoshi.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq”, ka shkruar Osmani.

Osmani tha se Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, do të kujtohet përherë për “kontributin  tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë”.

“Kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Për dekada me radhë, ai i shërbeu vendit me dinjitet, dije dhe vendosmëri. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Dr.Bujar Bukoshin!”, shkroi Osmani.

Bukoshi vdiq sot pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare. Ai ishte një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments