Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaOda Ekonomike reagon pas pezullimin të vendimit për dalje të bizneseve në...

Oda Ekonomike reagon pas pezullimin të vendimit për dalje të bizneseve në treg të hapur, ka një kërkesë për ZRRE-në

Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Për këtë vendim ka reaguar Oda Ekonomike e Kosovës, e cila i ka kërkuar ZRRE-së “që të pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve”.

OEK thotë se s’është kundër daljes në treg të lirë, por tha se kërkon që të ketë një “plan të qartë tranziicioni”.

“OEK fton ZRRE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments