Tuesday, May 13, 2025
HomeLajmeKosovaNumërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri

Deri në orën 06:55 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4890 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike sipas tch, ka zbritur në 51 mandate, pasi Partia Mundësia e Agron Shehajt i ka marrë një mandat në Tiranë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Deri tani PS prin me mbi 230 mijë vota para.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments