Friday, October 31, 2025
HomeLajmeKosovaNë Prishtinë gjenden mbetje eshtërore, dyshohet të jenë të personave të zhdukur...

Në Prishtinë gjenden mbetje eshtërore, dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës

Në varrezat e Hajvalisë janë gjetur mbetje mortore që dyshohen të jenë të paktën të tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 20 tetor njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.

“Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore. Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, thuhet nga policia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments