Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas mos-certifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja dje dhe reagimit të Ambasadës Amerikane në Kosovë për këtë.
Sipas tij, VV-ja po përdor çdo mjet që ka në dorë për ta mbajtur pushtetin, edhe nëse cenohet aleanca me SHBA-në.
Pyetja e Miftarajt është nëse “Presidentja Osmani do ketë guximin të reagojë dhe ta ruajë aleancën”.
Postimi i plotë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikes po thone se veprimet e Levizjes Vetvendosje cenojnë stabilitetin në Kosovë dhe interesat e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Tanime secili qe ka pak mend në kokë e kupton dhe e dinë saktë se Albin Kurti dhe LVV per me mbet ne pushtet perdor çdo mjet qe i vjen ne dorë, shkon aq larg sa cenon edhe aleancen me ShBA.
Uria e LVV dhe Albin Kurtit per pushtet, financa, klientelizem, korrupsion ka shkuar ne nivel tjeter, ne nivel te frikshem.
Por shtrohet pyetja nese Presidentja Osmani do kete guximin te reagoj, te ruaj aleancen me ShBA. Apo do vazhdoj te luaj lojen e LVV dhe Kurtit.

