Wednesday, October 15, 2025
HomeLajmeKosova“Liria ka Emër”/ Sot fillon marshi me motoçikleta, drejt Hagës

“Liria ka Emër”/ Sot fillon marshi me motoçikleta, drejt Hagës

Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar marsh me motoçikleta, në drejtim të Hagës, atje ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

Në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Evropës, të cilët do t’i bashkohen marshimit për të dërguar një mesazh të fuqishëm: kërkesa për drejtësi është e gjallë dhe do të trokasë në dyert e institucioneve evropiane.

Ky marshim është një shenjë simbolike e unitetit, solidaritetit dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin” thuhet në njoftimin e platformës.

Ky marsh i paraprin protestës madhore në Tiranë, ku po ashtu do të bëhet apel për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments