Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar bashkatdhetarët se nga tani e tutje të gjitha shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht përmes platformës elektronike zyrtare E-Kosova
Në njoftimin e ambasadës theksohet se shërbime si lëshimi i pasaportave, letërnjoftimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera do të realizohen vetëm për qytetarët që kanë rezervuar paraprakisht një takim online.
Caktimi i terminit bëhet përmes kësa mënyre:
Udhëzimet për caktimin e terminit janë si më poshtë:
Hyni në platformën eKosova
Zgjidhni opsionin Shërbimet Konsullore
Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës
Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë
Zgjidhni shërbimin e nevojshëm dhe përfundoni aplikimin
Qytetarët që kanë caktuar termin, duhet të paraqiten në adresën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.