Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKy është zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë...

Ky është zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e aksidentit në Gjakovë

Një zjarrfikës ka humbur jetën në krye të detyrës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Gjakovë.

Bëhet fjalë për Kaqun Limën, shefin e Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës.

 

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për IndeksOnline,  zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sapo na njoftuan se zjarrfikësi i lënduar në aksident mes dy automjeteve ka ndërruar jetë”, ka thënë për IndeksOnline Krasniqi.

 

 

Ajo ka treguar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /I

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments