Gjykata kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së AAK-së të mbështetur edhe nga PDK-ja e LDK-ja, për interpretim kushtetues rreth ndryshimit të formës së votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit si dhe të drejtës së Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar.
Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha për RTV21 se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër.
“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni”, tha Dula
Lënda për votimin e fshehtë dhe procedurave të tjera në seancën konstituive të Kuvendit u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese nga AAK-ja, më 12 maj.