Thursday, May 15, 2025
HomeLajmeKosovaKurti e pranon raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet

Kurti e pranon raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë 2025, Nathalie Loiseau.

Gjatë takimit, Loiseau i dorëzoi kryeministrit raportin përfundimtar të misionit mbi zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e Misionit të BE-së në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor dhe theksoi rëndësinë e rekomandimeve të raportit për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve demokratike në vend.

“Gjatë diskutimit, ai ngriti disa çështje me rëndësi që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë mungesën e verifikimit nga gazetarët hulumtues profesionistë të realizueshmërisë së premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore nga përfaqësues të partive politike, veçanërisht nga kandidatët për kryeministër, të cilat rrezikojnë të cenojnë besimin e qytetarëve dhe dëmtojnë demokracinë; -financimin e fushatave zgjedhore të partive politike, duke theksuar nevojën për transparencë të plotë të burimeve të financimit dhe kontributeve të marra gjatë fushatës; dhe-stërgjatjen e numërimit të votave”, thuhet në njoftim.

Theks të veçantë, kryeministri i dha konstatimit të Misionit për ndërhyrje të jashtme në procesin zgjedhor, i cili ndër të tjera ka evidentuar përhapjen e dezinformatave nga mediat ruse me bazë në Serbi, si “RT Balkans” dhe “Sputnik Srbija” që kanë shpërndarë mbi 60 artikuj me synonim manipulimin e komunitetit serb në Kosovë. Këto përpjekje për dezinformim, tha Kurti, përbëjnë një kërcënim serioz për integritetin e zgjedhjeve dhe stabilitetin demokratik të vendit.

Bëhet e ditur se në këtë takim, si konstatim i përbashkët, u vlerësua lartë sjella e qytetarëve gjatë procesit zgjedhor dhe niveli i lartë i demokracisë pa incidente.

Gjithashtu thuhet se kryeministri Kurti riafirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar rekomandimet e raportit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments