Saturday, May 17, 2025
HomeLajmeKurti deklarohet pasi Gjykata Komerciale filloi edhe zyrtarisht punën e saj

Kurti deklarohet pasi Gjykata Komerciale filloi edhe zyrtarisht punën e saj

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pasi Gjykata Komerciale filloi edhe zyrtarisht punën e saj.

Ai theksoi se edhe një premtim tjetër u mbajt dhe njëkohësisht u realiua.

Shefi i qeverisë tregoi se kjo gjykatë do të reduktojë numrin e lëndëve të vjetra dhe do të çlirojë potencialin për investime të reja.

“Një tjetër premtim i mbajtur: Gjykata Komerciale ka nisur punën. Me qëllim sigurimin e besimit në gjyqësor dhe sigurisë ligjore për bizneset vendase dhe investitorët e huaj, gjykata do të reduktojë numrin e lëndëve të vjetra dhe do të çlirojë potencialin për investime të reja”, shkroi Kurti në rrjetin e tij social “Twitter”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments