Në një dëgjesë të posaçme të Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, vendet e Ballkanit Perëndimor u diskutuan si rajon me rritje të paqëndrueshmërisë dhe sfida strategjike për ShBA, BE dhe NATO.
Kryetari i Nënkomisionit për Evropën, Keith Self, paralajmëroi rreziqet e konflikteve të ngrira dhe ndikimin e aktorëve të jashtëm si Rusia, Kina dhe Irani.
Duke folur për Kosovën, Self shprehu shqetësimin për situatën politike dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025:
“Kriza zgjedhore në Kosovë ka përkeqësuar situatën si rezultat i dështimit të Republikës për krijim të qeverisë pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, duke shkaktuar zgjedhje të shpejta në dhjetor 2025. Pas zgjedhjeve, nëse Kosova formon qeveri, është shpresë e sinqertë e imja që Serbia më në fund të njohë sovranitetin e Kosovës.”
Ai gjithashtu komentoi marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe ndikimin e tyre në stabilitetin rajonal:
“Marrëdhënia e pazgjidhur e Serbisë me Kosovën është një prej çështjeve kyçe që po çon në paqëndrueshmëri në rajon që ka krijuar një të çarë strategjike që mundëson aftësinë e Rusisë për të cenuar aftësinë e BE-së dhe NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit.”
“Kriza zgjedhore në Kosovë ka përkeqësuar situatën si rezultat i dështimit të Republikës për krijim të qeverisë pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, duke shkaktuar zgjedhje të shpejta në dhjetor 2025. Pas zgjedhjeve, nëse Kosova formon qeveri, është shpresë e sinqertë e imja që Serbia më në fund të njohë sovranitetin e Kosovës.”
Ai gjithashtu komentoi marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe ndikimin e tyre në stabilitetin rajonal:
“Marrëdhënia e pazgjidhur e Serbisë me Kosovën është një prej çështjeve kyçe që po çon në paqëndrueshmëri në rajon që ka krijuar një të çarë strategjike që mundëson aftësinë e Rusisë për të cenuar aftësinë e BE-së dhe NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit.”Duke folur për të drejtat e pakicave, ai u shpreh se Kosova ka legjislacion që mbron këto të drejta të cilat i tejkalojnë edhe ato të vendeve të BE-së.

