Forcat ruse kanë rritur agresivitetin ditëve të fundit, duke bombarduar edhe civilët në Ukrainë.

Një zonë e banuar është bombarduar gjatë ditës se djeshme në Kharkiv, ku kanë mbetur nëntë civilë të vrarë, mes tyre tre fëmijë si dhe 37 të tjerë të lënduar.
Mediat e huaja kanë publikuar disa fotografi nga vendngjarja pas sulmit.
Në fotografitë e publikuara, dëshmohet dëmi i madh që është shkaktuar. Hapësirat e banimit janë shndërruar në gërmadha, të cilat reflektojnë një pamje të trishtë dhe të dhimbshme.
