Naim Jakaj nga IKD ka bërë me dije se deputetët kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga çdo institucion qendror.
Ai ka vlerësuar se edhe pse Kuvendi nuk është konstituar ky institucion ka përgjegjësi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Jakaj ka shkruar se se moskonstituimi i Kuvendit nuk i pengon deputetët që të marrin veprime në pajtim me Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.
“S’ka Kuvend të konstituar, por ka përgjegjësi, deputetët kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga çdo institucion qendror. Për arsye se Kuvendi e ka kryer konstituimin, nuk mund t’i themelojë komisionet e përhershme dhe funksionale, rrjedhimisht, edhe pamundësohet thirrja në raportim i organeve kolegjiale dhe individuale te institucioneve qendrore që vet Kuvendi i ka zgjedhur. Njejtë edhe me rastin e Autoritetit të Konkurrencës. Ama, kjo nuk i pengon deputetët që në pajtim me Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, dhe: Veç me kartelë të tij, të shkojë në secilin shtetëror, të kërkojë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga secili institucion qendror; Drejtuesit e këtyrë institucioneve, janë të obliguar që deputetin ta presin më përparësi sa herë që ky kërkon takim për problemet që lidhen me ushtrimin e detyrës së tyre”, ka shkruar Jakaj.