Deputetja e zgjedhur e NISMA-s Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit se posti i kryetarit të Kuvendit nuk duhet të vlerësohet vetëm përmes fuqisë së votave, por edhe përmes peshës politike të individit.
Ajo tha se Fatmir Limaj, lideri i NISMA-s, do të ishte një përfaqësues shumë i denjë për Kuvendin e Kosovës.
“Diskutimet e brendshme vazhdojnë në subjektin tonë politik lidhur me konstituimin e Kuvendit. Besoj se zoti Limaj do të dalë me deklaratë. Në Kosovë, rëndësinë nuk e kanë përcaktuar gjithmonë numrat, por peshën e liderit. Zoti Limaj njihet si autoritet përafrues dhe do të përfaqësonte shumë mirë Kuvendin,” u shpreh Izmaku para mediave.
Ajo shtoi se takimi i fundit mes Fatmir Limajt dhe presidentes Vjosa Osmani ka qenë konstruktiv, duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim institucional në vazhdim.