Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaHulumtues i KDI: Rashiq nuk mund të vetë-nominohet për nënkryetar të Kuvendit,...

Hulumtues i KDI: Rashiq nuk mund të vetë-nominohet për nënkryetar të Kuvendit, nuk përfaqëson shumicën e deputetëve të komunitetit serb

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), tha se propozimi i Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit nga pakica serbe, është antikushtetues dhe se Kuvendi nuk është konsituuar ende.

“Ne tani e kemi Listën Serbe e cila ka fituar shumicën e votave të deputetëve serbë dhe në kuptimin e legjitimitetit është subjekti parlamentar që përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Bugaqku në “Tempus“.

Sipas tij, deputeti Rashiq nuk mund të vetë-nominohet për nënkryetar të Kuvendit, meqenëse nuk përfaqëson shumicën e deputetëve të këtij komuniteti.

“Zoti Rashiq as nuk mund të vetë-nominohet, pra s’ka të drejtë të nominohet si kryetar ose nënkryetar i Kuvendit. Por, mendoj që ai nuk vie nga Grupi Parlamentar i Listës Serbe dhe rrjedhimisht propozimi i tij, në mënyrë të domosdoshme është antikushtetues, sepse nuk përfaqëson shumicën e deputetëve, ose shumicën e përfaqësuesve që kanë votuar në zgjedhjet e datës 9 shkurt”, tha ai.

Bugaqku tha se kjo amulli e interpretimit po bëhet për qëllime politike.

“Unë mendoj se krejt kjo amulli e interpretimit dhe shtrembërim i interpretimit të normave kushtetuese, besoj që po bëhet për qëllime politike. Është gjetur një model ose një hapësirë për të ataku Listën Serbe në kuptimin e propagandës, popullizmit dhe sjelljes politike, e mbase edhe të njëfarë loje që po përgatitet vendi për me shku në zgjedhje të përgjithshme dhe në atë mënyrë të ruhet ky bilanci i votave që i kanë fituar në zgjedhjet e fundit”, shtoi ai.

Hulumtuesi theksoi se Kuvendi nuk është konstituuar ende.

“Kushtimisht unë mendoj se Kuvendi ende nuk është konstituu. Pa i zgjedh tërë nënkryetarët e kryesisë së Kuvendit, sepse së paku në tri aktgjykime përcaktohen grada kushtetuese që konsiderohet se është konstituuar Kuvendi në momentin kur zgjedhet kryetari dhe të gjithë nënkryetarët”, përfundoi Bugaqku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments