Wednesday, February 4, 2026
HomeLajmeKosovaHaradinaj: Masa e Gjykatës Kushtetuese mund të jetë shenjë pozitive për Kuvendin

Haradinaj: Masa e Gjykatës Kushtetuese mund të jetë shenjë pozitive për Kuvendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar masën e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila ndalon çdo veprim apo vendim të deputetëve nga data 27 korrik deri më 8 gusht, duke e quajtur atë një shenjë pozitive.

Haradinaj tha se ekziston mundësia që gjykata të publikojë një vendim të ri brenda dy javësh, i cili do t’i jepte zgjidhje situatës së ngërçit në Kuvend.

“Koha është e shkurt, kjo masa e përkohshme është për dy javë. Na jep shpresë se do ketë zhvillime të reja apo vendim të ri të gjykatës. Kjo dy javë nuk është e keqe. Është e mundshme që gjykata ka paraparë që kaq kohë i nevojitet deri në një zhvillim të ri”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments